Monday, March 17, 2025
More




    Arsyet pse nuk duhet ta humbisni edicionin e tretë të Beauty Fair Albania





    Edicioni i tretë i Beauty Fair Albania fillon nga dita e nesërme, pra më 29 prill dhe do të zgjasë deri më 1 maj në Pallatin e Kongreseve.

    Në këtë edicion, organizuar nga Isida Mollaymeri, priten shumë surpriza dhe risi, ku do të bëhen bashkë të gjitha markat e njohura të bukurisë. (Mjafton të futeni në Instagramin zyrtar të Beauty Fair Albania dhe do të zbuloni të gjitha markat që do të jenë të pranishme)

    - Advertisement -

     

    Më poshtë po ju listojmë të gjitha arsyet se pse ju nuk duhet ta humbisni “Beauty Fair Albania 3”:

    -“Beauty Fair Albania” është i vetmi vend që bën bashkë mjeshtrat e bukurisë e profesionistë të fushës për të sjellë tek konsumatorët çdo produkt të dëshiruar me plot oferta për ta.

     

     

    -Eshtë panairi ku vërtetë përfitojnë të gjithë: klientet marrin të gjitha informacionet, për cdo gjë që ka të bëjë me bukurinë, ndërsa pjesëmarrësit me stendat e tyre kanë gjithë klientët e mundshëm përpara tyre. Mjafton një xhiro e gjatë në Pallatin e Kongreseve, ndalimin nga njëra stendë në tjetrën për të kuptuar se pse ky event bën diferencën.

    -Që nga produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, makeup, linja e parfumeve si dhe çdo detaj tjetër përkujdesje do ta gjeni në #BFA3. Pra, gjithçka që lidhet me bukurinë, kujdesin dhe shëndetin, ku përveçse markave më të mira në Shqipëri, do të ketë shumë dhurata për këdo.

     

     

    -Në mbështetje të të rinjve, #BFA ka krijuar një ekip vullnetarësh për të punuar pranë panairit më të madh të bukurisë, ku 3 prej tyre do të përfitojnë 3 bursa të plota studimi universitare në Universitetin “Beder”

    -Do të dhurohen 6 bileta fluturimi falë Air Albania, pasi panairi më i madh i bukurisë ju jep dhe mundësinë për të shijuar një udhëtim të bukur.

    -Eventet unike me show dhe performanca nuk do të mungojnë. Në datë 30 prill Depot Albania ka rezervuar një super performancë live në #BFA, një show i vërtetë me trendet më të fundit të prerjeve dhe stilimeve.

     

    -Gjithashtu edhe seminare masterclass për të gjithë të interesuarit për të mësuar më shumë rreth fushës së bukurisë.

     

    -Një tjetër arsye se pse nuk duhet të mungoni në edicionin e tretë të #BFA janë party-t e shumta që do të organizohen.

    Ditën e enjte organizohet “Beauty Sensation” me DJ Avandi, ndërsa më 29 prill një super mbrëmje me muzikë elektronike nga Loren Plipki.

     

     

     

    Më 30 prill një “Glam Party” me Mr Kokolshi.
    Dhe edicionin e tretë e mbyll Dj Sardi me super muzikë të përzgjedhur. Pra më 1 maj një “Pure Life” nga #BFA.

     

    Ju presim në Beauty Fair Albania. Merrni kohën tuaj të vështroni, të nuhasni dhe të prekni elementë të së bukurës.
    Profesionistët janë aty për të dhënë cdo përgjigje, për t’ju hequr cdo dyshim, për t’ju njohur nga afër me gjithçka që mund të doni.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img