Sunday, December 3, 2023
More




    Si ta aplikoni “blush-in” sipas tendencave të fundit të “makeup-it”?





    Aplikimi i blush-it ka qenë gjithmonë një prej teknikave të preferuara të kozmetikës. Përgjatë historisë, ai i ka bërë vajzat dhe gratë të ndihen sensuale dhe të fuqishme. Këtë e kemi parë tek egjiptianet e lashta të cilët ishin të parat që nisën të përdorin blush-in në rutinën e tyre të bukurisë duke përzier fruta të kuqe ose te yjet e rock-ut të viteve ’80 të cilët lyenin të gjithë zonën e mollëzave me ngjyra të ndezura. Ndërmjet këtij intervali kohor, trendet e blush-it kanë qenë të panumërta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra.

    Që prej vitit të kaluar duket se përdorimi i blush-it është transfomuar tërësisht dhe platforma TikTok mesa duket po e bën mirë punën e saj si burimi i ri i kujdesit ndaj vetes. Në vijim do t’ju prezantojmë me një nga tendencat më të reja të aplikimit të blush-it i cili po pushton internetin është perfekt për stinën e pranverës dhe verës. Look-u që do të krijoni me të do t’ju bëjë të dukeni në mënyrë natyrale t të skuqura nga rrezet e diellit duke i dhënë fytyrës shkëlqim dhe jetë, ndaj ju sugjerojmë se s’bën ta provoni.

    - Advertisement -

    Cila është tendenca e re?

    Ju nevojiten vetëm 3 produkte: vazelinë, korrektor sysh dhe buzëkuqi juaj i preferuar.

    Fillimisht, vendosni buzëkuqin kudo që dëshironi të arrini efektin e “skuqjes” si në mollëza ose në hundë. Më pas sipër vendit në të cilin keni aplikuar buzëkuqin, vendosni pak korrektor dhe si hap të fundit aplikoni vazelinën. Merrni një furçë të vogël, pasi kështu produktet përhapen më mirë në zonën e faqeve dhe përzijini të treja derisa produkti përfundimtar të jetë plotësisht i njëtrajtshëm. Kjo teknikë e re është përqafuar nga shumë influencues dhe artistë htë njohur të grimit që kanë nisur ta përfshijnënë rutinën e tyre.
    Artistja e grimit me bazë në Los Angeles, Courtney Hart shkroi në TikTok: “Ky trend i konturimit të mollëzave është kudo dhe mendoj se arsyeja pse është kaq i famshëm është sepse duket sikur je skuqur nga dielli ose sikur sapo ke mbaruar vrapin. Ai imiton dritën natyrale të diellit. Këshilla ime është të përpiqeni ta bëni aplikimin shumë lart në mollëza sepse ftytyra do ju duket më e tërhequr.”

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img