Sipas ekspertes të deshifrimit të tipareve Jean Haner, çdo pjesë e fytyrës sonë lidhet me një pjesë të veçantë të personalitetit. Buzët tregojnë pikërisht karakterin tonë në një marrëdhënie; sa bëjmë ne për të tjerët, sa përfshihemi në një lidhje. Doemos; është tipari i fytyrës që krijon kontaktin më të madh me partnerin shkruan Telegrafi. Lexoni shpjegimet e mëposhtme për të kuptuar çfarë rrëfen çdo formë buze për karakterin tuaj në një marrëdhënie:
Buzë mesatarisht të plota
Këto lloj buzësh nuk janë as të plota, as të holla, dhe nuk kanë formë shumë të theksuar. Personat me këtë formë buzësh ruajnë baraspeshat në marrëdhënie. Ata nuk janë shumë ‘të ngjitur’, por u pëlqen të krijojnë një lidhje shpirtërore me partnerin.
Buzë me formë shumë të theksuar
Është ajo formë e buzëve që ne e quajmë “me shumë kënd”. Njerëzit që kanë këtë lloj buzësh hyjnë shumë shpejt në komunikim, mendojnë shumë shpejt dhe kanë prirje për të qenë impulsivë, duke shprehur shpeshherë gjëra të pamenduara mirë dhe që mund ta lëndojnë partnerin.
Buzë pa shumë formë
Personat me këtë formë buzësh kanë mangësi në vendosjen e kufijve në marrëdhënie. Ata bëjnë më tepër se duhet për tjetrin, dhe shpesh anashkalojnë kujdesin për veten. Janë njerëz me ndjesi shumë të lartë përgjegjësie, por nuk arrijnë ta kuptojnë se nuk e kanë për detyrë të zgjidhin problemet e të gjithëve.
Buzë e sipërme e padukshme dhe e poshtme normale
Këta janë përgjithësisht njerëz që në plan të parë vënë karrierën dhe ambiciet e tyre. Sipas Haner, 60% e meshkujve kanë këtë formë buzësh. Ata nuk bien pothuajse kurrë në qetësi, sepse duan me çdo kusht të bëhen dikush, edhe duke lënë pas dore partnerin.