Regjimi i kujdesit të lëkurës dhe më saktësisht rutina e kujdesit të lëkurës në mëngjes, duhet të ndryshojë bazuar në ndryshimin e stinëve dhe në gjendjen e lëkurës.
Duke aplikuar produktet e kujdesit të lëkurës në mënyrën më efektive, jeni duke u siguruar se po funksionojnë si duhet dhe se nuk jeni duke humbur paratë tuaja për të ushtruar një kujdes të kushtueshëm për lëkurën.
Por si duhet të kujdeseni për lëkurën në mëngjes?
Hapi 1: Pastroni lëkurën vetëm me ujë. Argjila natyrale ndihmon në pastrimin natyral të lëkurës pa hequr yndyrën e lëkurës.
Hapi 2: Hidrosol (toner)
Pas pastrimit, është mirë që të përdorni një hidrosol për të shtuar një barrierë hidratuese në lëkurë. Kjo ndihmon për të vepruar si një themel i mirë për gjithçka që do të vendosni më pas. Hidrosolet e mira kanë sasi të vogla të vajrave esenciale si livando ose trëndafil, të cilat janë shumë të mira për të ndihmuar që ushqyesit të depërtojnë në lëkurë.
Hapi 3: Serumi dhe ushqyesit
Tani vjen koha për produktet që bëjnë punën. Produktet që përmbajnë një përbërës si për shembull acid salicilik – që synojnë të arrijnë një efekt të caktuar, konsiderohen “veprues”. Ato priren të jenë produkte “për shkëlqim” ose “korrektorë”. Këto produkte, së bashku me serumet, bëjnë punë për çështje të caktuara, dhe sjellin përfitime për lëkurën tuaj.
Hapi 4: Hidratimi
Zgjidhni një hidratues në formën e një balsami të fytyrës ose të yndyrës së rëndë të fytyrës.
Hapi 5: Mbrojtja nga dielli
Duhet të aplikoni gjithmonë krem për mbrojtjen nga dielli edhe në dimër. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë të mbroheni nga hiperpigmentimi dhe dëmtime të tjera nga dielli.