Sunday, September 24, 2023
More




    5 mënyra se si të hidratoni lëkurën tuaj në 4 stinë të vitit!





    Hidratimi i fytyrës është tejet i rëndësishëm, përgjatë gjithë stinëve të vitit. Ne ju sjellim më poshtë 5 mënyra se si duhet ta hidratoni atë:

    1. Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit
      Hapi i parë për hidratimin e lëkurës është hidratimi i trupit tuaj. Rekomandohet të pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë. Trupi juaj mund të kërkojë më shumë, në varësi të aktiviteteve tuaja të përditshme dhe peshës.
    2. Përdorni produkte hidratuese për kujdesin e lëkurës
      Nëse keni lëkurë të dehidratuar, rekomandohet aplikimi i kremrave me bazë uji. Produktet që depërtojnë në lëkurë dhe e ushqejnë atë me ujë janë jetike kur bëhet fjalë për lëkurë të dehidratuar.
    3. Shmangni dushet shumë të nxehta dhe të gjata
      Sado që tingëllon kontradiktore, një banjë e gjatë mund të anulojë barrierën e lëkurës tuaj. Kjo mund të rezultojë në humbjen e lagështisë së brendshme dhe vajrave thelbësorë, të cilët mund të dehidratojnë lëkurën tuaj. Ideale është përdorimi i ujit të vakët gjatë larjes.
    4. Kremi kundër diellit është i domosdoshëm
      Aplikoni krem dielli për të parandaluar dëmtimin e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB sa herë që dilni gjatë ditës. Ekspozimi në diell mund të dehidratojë lëkurën tuaj, duke bërë që ajo të humbasë lagështinë dhe të shpërbëjë kolagjenin dhe elastinën, të cilat janë përgjegjëse për qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj. Kjo mund të shkaktojë shenja të parakohshme të plakjes.
    5. Konsumoni ushqime të pasura me ujë
      Frutat dhe perimet jo vetëm që hidratojnë, gjithashtu ofrojnë benefite të tjera të ndryshme për lëkurën. Frutat agrume, të tilla si portokalli dhe limoni, janë të mbushura me lëng dhe janë të pasura me vitaminë C, e cila është jetike për ruajtjen e structures së lëkurës tuaj. Ushqimet e pasura me vitaminë A dhe B3 janë gjithashtu thelbësore për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës./beautyfairalbania.al

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img