Sunday, September 24, 2023
More




    4 gabime që bëni para gjumit me pastrimin e fytyrës suaj





    Para se të flini gjumë, ka disa hapa të cilat duhet t’i keni parasysh, tek kujdesi i lëkurës.

    - Advertisement -

    Këto hapa deri tani mund t’i keni bërë gabim dhe ja se si mund t’i përmirësoni:

    1. Mos larja e fytyrës

    Fytyra juaj mbledh shumë ndotës gjatë ditës edhe nëse nuk vendosni makeup. Kur jeni duke fjetur, lëkura juaj rigjenerohet, që do të thotë se heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndërton të reja. “Kur keni grumbullim të papastërtive, kjo e bën të vështirë që lëkura juaj të heqë qelizat e vdekura të lëkurës”. Me kalimin e kohës, qelizat që nuk u eleminuan në fytyrën tuaj, bllokojnë poret, gjë që mund të çojë në shfaqjen e akneve.

    2. Larja shumë vonë e fytyrës

    Cila është gjëja e parë që bën kur kthehesh në shtëpi? “Laj fytyrën” duhet të jetë përgjigjja juaj. “Nëse nuk e lani fytyrën menjëherë, atëherë po kaloni 4 deri në 8 orë të panevojshme duke bllokuar poret tuaja”.

    3. Shpëlarje me ujë të nxehtë ose të ftohtë

    Uji i vakët është më i miri për lëkurën tuaj (kjo është e vërtetë edhe për dushin). Uji i ftohtë dhe i nxehtë mund të shkaktojnë irritime në lëkurën tuaj dhe të krijojnë acarime.

    4. Mos përdorimi i kremit hidratues

    Rutina juaj duhet të ketë të pranishme dy hapa të thjeshtë: 1. Lani fytyrën 2. Hidratojeni

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img