Rutina perfekte në darkë! Mbani shënime…
- Rutina juaj e darkës duhet të fillojë patjetër me pastrimin e dyfishtë të fytyrës, sidomos nëse përdorni makeup gjatë ditës. Nëse keni vendos makeup të rëndë, duhet ta nisni me një larës vajor për të shpërbërë edhe atë rimel kokëfortë. Pastaj me ndonje pastrues qumësht.
- Hapi i radhës është skrabi, të cilin nuk duhet ta përdorni më shumë se dy herë në javë. Zgjidhni gjithnjë një skrab të butë për fytyrën tuaj në mënyrë që mos të acarohet. Skrabi shërben për të hequr qelizat e vdekura nga lëkura por dhe për të pastruar pikat e zeza.
- Aplikimi i tonerit është shumë i rëndësishëm pasi ai ndihmon në balancimin e fytyrës tuaj, për t’i dhënë njëtrajtshmëri.
- Serumi është një produkt shumë i rëndësishëm pasi depërton më në thellësi se të gjithë produktet e tjera, për këtë arsye është shumë i rëndësishëm sidomos pas moshash 25 vjeçare.
- Kremi i syve është i rëndësishëm sidomos pas të 25-ave dhe për të trajtuar akoma më shumë zonën poshtë syve për ta mbajtur sa më të hidratuar dhe për të parandaluar rrudhat.
- Kremi i natës: Është i rëndësishëm edhe ky hap pasi gjatë natës lëkura merr kohë për të rigjeneruar veten, përthith më mirë çdo produkt që ne i vendosim dhe në mëngjes zgjohemi me një fytyrë të hidratuar dhe me shkëlqim./beautyfairalbania.al
Related