Monday, November 28, 2022
More

    Këshilla për veshjen në një ditë me shi





    Vishni ngjyra: mos kini frikë të vishni diçka të ndritshme në një ditë me shi. Moti i keq mund të jetë dëshpërues, kështu që përse të mos vishni diçka të bukur që mund t’iu riktheje humorin?

    Një çadër e bukur mund të jetë një aksesor fantastik. Ka kaq shumë modele saqë nuk ju lejohet justifikimi i përdorimit të çadrës klasike të zezë. Blini një çadër me ngjyrat tuaja të preferuara dhe përdoreni për t’i shtuar alegri ditës suaj.

    - Advertisement -

    Një pallto klasike është gjithmonë e përkryer për ditët me shi. Ato janë thelbësore dhe të përkryera për të gjitha rastet në dimër dhe sidomos në ditët me shi.

    Jini të kujdesshëm në materialet që ju vishni kur jashtë bie shi. Kamoshi është një material që duhet patjetër përjashtuar duke qenë se dëmtohet nga uji. Mos rrezikoni prishjen e rrobave tuaj dhe përdorni çizme llastiku ose lëkure dhe mos vishni këpucët ose çantën e kamoshit.

    Në të njëjtën kohë, mos u shqetësoni shumë për xhaketën ose xhupin që të jetë i papërshkueshëm  nga uji. Nëse keni çadër, ajo do t’iu mbrojë ju.

    Përsa i përket zgjedhjes së çizmeve, argëtohuni duke luajtur në nuance dhe modele në mënyrë që ato të përcjellin gëzim.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img