Monday, November 28, 2022
More

    10 filma që i sjellin Krishtlindjet para kohe këtë mbrëmje të freskët





    Jemi ende në shtator, por periudhën më të bukur të vitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri po e presim me padurim. Prandaj vendosëm që këtë mbrëmje të ftohtë, t’ju sugjerojmë 10 filma, të cilat mund t’i shijoni para se Krishtlindjet të vijnë:

    - Advertisement -

    lg.php.gif

    “Last Christmas” – Asgjë nuk shkon siç duhet për Kate, një londineze që punon si elf në një dyqan Krishtlindjesh. Por gjërat së shpejti marrin një kthesë për mirë kur ajo takohet me Tomin dhe mes tyre nis një romancë dashurie.

    “Love Actually” – Tregon jetën e tetë çifteve shumë të ndryshëm, të cilët gjatë periudhës së Krishtlindjeve vihen para një testi që i bën të zbulojnë se sa të komplikuara mund të jenë marrëdhëniet.

    “The Holiday” –  Në krye të listës si një nga filmat më të bukur “The Holiday” tregon historinë e dy vajzave që shkëmbejnë shtëpitë dhe bien në dashuri me dy djem vendas.

    “It’s a wonderful life” – Një nga filmat më të bukur të Krishtlindjeve që tregon historinë sesi një engjëll dërgohet nga Parajsa për të ndihmuar një biznesmen të dëshpëruar duke i treguar sesi do të kishte qenë jeta nëse ai nuk do të kishte ekzistuar kurrë.

    “How the grinch stole Christmas” – Një nga filmat më të dashur të fëmijërisë. Tregon jetën e Grinch, i cili jeton në vetmi, urren banorët e qytetit dhe përçmon Krishtlindjet, por një vajzë, Cindy Lou vendos ta bëjë të besojë tek magjia e festave.

    “The Muppets Christmas Carol” – Scrooge, një koprrac i vjetër që nuk i pëlqen Krishtlindjet, vizitohet nga shpirtra që parashikojnë të ardhmen e tij dhe i ndryshojnë pikëpamjen për jetën.

    “Home Alone” – Një tjetër film shumë i bukur që transmetohet çdo Krishtlindje në ekran. Kevin, 8 vjeç mbetet vetëm aksidentalisht kur familja e tij largohet për në Francë. Hajdutët përpiqen të hyjnë në shtëpinë e tij, por Kevin arrin përmes kurtheve t’i bëjë ata të pendohen.

    “The Santa Claus” – Scott pranon të bëhet Santa Claus i ardhshëm duke ndihmuar Santa Cluasin e vërtetë. Por duhet të përpiqet të ruajë sekretin e tij të sigurt.

    “Miracle on 34th street” –  Një avokat dhe një vajzë e vogël duhet të provojnë se një burrë që pretendon të jetë Santa Claus është i vërtetë.

    “Bad Santa” – Willie, një mashtrues i veshur si Santa dhe partneri i tij elf Marcus përpiqen të vjedhin një qendër tregtare. Motivi i tyre dështon kur hajduti miqësohet me një djalë tetë vjeç.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img