Wednesday, September 28, 2022
More

    E kishit menduar ndonjëherë? Këto janë 5 gjërat që mund të zbuloni nga pamja juaj





    Besojeni ose jo, rrudhat, puçrrat, struktura e kockave, gjatësia e një sërë tiparesh të tjera janë tregues të shëndetit tuaj.

    Sipas Bright Side çdo karakteristë lidhet me diçka që shëndeti juaj po përpiqet t’ju tregojë, ne jua sjellim ato më poshtë:

    1. Puçrat mund të zbulojnë probleme shëndetësore. Puçrat në zonën midis vetullave, mund të tregojnë probleme me mëlçinë. Puçrat poshtë syve janë të lidhura me problemet e veshkave. Puçrat në zonën sipër faqeve, tregojnë problemet me stomakun. Puçrat në pjesën e poshtme dhe të mesme të faqeve, mund të tregojnë problemet me mushkëritë. Puçrat mbi pjesën e buzëve, mund të jenë një sinjal i problemeve kardiovaskulare
    2. Rrudhat janë të lidhur me sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi të kryer në vitin 2012, problemet e shëndetit të zemrës ndikojnë në cilësinë e lëkurës. Pas një eksperimenti, shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që kanë një rrezik më të ulët të sëmundjes kardiovaskulare, duken 2 vjet më të reja se mosha e tyre. Ndërsa, gratë prindërit e të cilëve kanë probleme me zemrën, kanë më shumë rrudha.
    3. Struktura e kockave, i bën njerëzit të mendojnë për forcën tuaj fizike. Shkencëtarët i kërkuan pjesëmarrësve të një eksperimenti për të vlerësuar aftësitë fizike të një burri të bazuar vetëm në fotografi të fytyrës së tij ose gjysmës së sipërme të trupit të tij. U zbulua se njerëzit kanë tendencë të vlerësojnë forcën e një personi jo në bazë të muskulozitetit të këmbëve të tij, por në bazë të gjerësisë së kraharorit dhe vëllimit të bicepsit të tij.
    4. Gjatësia lidhet me aftësinë e udhëheqjes. Gjithmonë kur takojmë një person të ri, shohim gjatësinë e tij. Kjo ndodh sepse truri juaj do të kuptojë nëse ky person është i aftë të udhëheqë apo jo. Një trup i gjatë, mendohet të jetë një udhëheqës i mirë. Të paktën, kështu e percepton truri ynë.
    5. Sytë mund të parashikojnë nivelin e rrezikut të melanomës. Njerëzit me sy me ngjyrë, kanë një rrezik të lartë për melanomë, për shkak të sasisë së ulët të pigmentit mbrojtës në sy. Duhet të theksohet se rreziku i llojeve të tjera të melanomës, si kanceri i lëkurës, nuk ka gjasa të përcaktohet nga sytë.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img