Sunday, December 3, 2023
More




    Si të eleminoni yndyrën e tepërt në fytyrën tuaj?





    Ndonëse lëkura e yndyrshme është lloji më i vështirë i lëkurës, ata që kanë këtë tip janë me fat. Kjo sepse yndyra vepron si një mbrojtje për lëkurën kunër rrudhave, gjë e cila mund të vlerësohet kur je në të 50 sepse në të 30 e një femre, kjo lëkurë është tejet shqetësuese.

    Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike, ne ju sjellim më poshtë 5 përbërësit natyralë që luftojnë yndyrën e tepërt dhe mund t’i përdorni në shtëpinë tuaj:
    Uthulla mollës është e pasur në prona antibakteriale që parandalojnë zhvillimin e bakterve që çojnë në krijimin e akneve, problem i madh i lëkura të yndyrshme. Përzieni një lugë uthull molle me 3 lugë ujë dhe përdoreni pasi keni larë fytyrën.
    Aloe Vera është antiseptike dhe bën të mundur eleminimin e yndyrës së tepër nga qelizat e lëkurës. Poret do të pastrohen dhe do të zhbllokohen.
    Uji i livandos si dhe uji i trëndafilit do të qetësojnë lëkurën e irrituar dhe do ta hidratojnë në thellësi.
    Vaj Jojoba- edhe fytyrat e yndyrshme kanë nevojë për hidratim. Vaji i kokosit është shumë i rëndë për këtë tip lëkure, ndaj ekspertët e bukurisë sugjerojnë vajin e jojobas.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img