Thursday, September 29, 2022
More

    Maska me ujë orizi: Çfarë është dhe si ndikon?





    Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë mrekullibërëse të orizit, por vetëm së fundmi uji i tij është kthyer në një nga trendet e bukurisë më të përdorura në botë. Përmbajtja e lartë e tij me acid linoleik dhe skualenë, dy antioksidantë të fortë, stimulon prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe e bën atë të duket më e butë dhe më e lëmuar. Duke qenë se shumë prej jush janë kthyer nga pushimet, ne ju sjellim më poshtë maskën e cila do të ushqejë dhe hidratojë lëkurën tuaj.

    Përbërësit: 1 lugë qumësht, 1 lugë mjaltë dhe 2 lugë gjelle ujë orizi.

    Përgatitja: Në një tenxhere me pak ujë të ftohtë hidhni 3 lugë oriz. Vendoseni në zjarr dhe lëreni deri sa orizi të fillojë të zbutet. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kulloni ujin veç nga orizi. Në ujin që gatuat orizin shtoni një lugë qumësht dhe një lugë mjaltë. Pasi të jetë formuar një masë jo më likuide aplikojeni në fytyrë. Rekomandohet një herë në javë.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img