Thursday, September 29, 2022
More

    Kaq e thjeshtë! Ja si mund të zgjasë grimi në lëkurë të yndyrshme





     

    Niseni me larjen mirë të fytyrës në mëngjes. Përdorni një larës që ka në përmbajtje acid sacilik.

    Pastroni zonën T me një tampon me alkool. Kalojeni me shpejtësi pas larjes sepse ju ndihmon të pastroni më lehtë fytyrën. 

    Përdorni zbutës “oil free”. Edhe lëkura e yndyrshme ka nevojë për zbutës. Nëse nuk zbutet krijon rrjepje të shoqëruar me mbiprodhim yndyre.

    Përpara fondatinës vendosni pudër. Është mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll yndyrën. E mban fondatinën deri në 8 orë pa asnjë yndyrosje. 

    Vendosni një primer mat. ”Primer” është i mirë për çdo lloj lëkure, por për lëkurën e yndyrshme është thelbësor.

    Përdorni fondatinën e duhur. Nëse keni lëkurë të yndyrshme edhe fondatina që përdorni duhet të jetë për lëkurë të yndyrshme. Fondatina duhet të lexojë “long lasting”, “oil free mineral based matte fondation” dhe “stay matte”. E mira është ta përhapni me furçë.

    Përdorni maska një deri dy herë në javë. Maskat e ndihmojnë lëkurën të pastrohet mirë dhe të ketë pamje më të bukur dhe të hidratuar.  

    Mbani pudrën me vete dhe jepini një riprekje fytyrës nëse shihni që pas masave të tilla lëkura është yndyrosur përsëri.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img