Kate Middleton ka qenë një influencuese e modës që para se të martohej me Princin William. Pamja e dukeshës së Cambridge është lakmuar gjithmonë për shkak të thjeshtësisë dhe elegancës.
Megjithatë ndonëse supozohet që Kate të përdorë produktet më të shtrenjta të bukurisë, më poshtë ju tregojmë disa prej tyre që mund t’i përdorni për një fytyrë më të freskët.
Shtojini ato në rutinën tuaj të natës për një lëkurë të hidratuar, më të butë dhe më të freskët. Serumi funksionon aq mirë, sa që Kate thuhet se ka tre shishe pranë tryezës së saj të shtratit.
Thuhet gjithashtu se Kate se është e dhënë pas vajit të trëndafilit, veçanërisht versionit organik të çertifikuar të bërë nga marka e bukurisë ‘Trilogy’. Produkti u bë kaq i popullarizuar një shishe shitej një herë në 20 sekonda.
Dukesha Kate për vite me radhë po përdor linjën e kujdesit për lëkurën Oxygen Swiss. Sipas “AOL” ajo është besnike ndaj kremit hidratues Vita-A-Kombi 1, xhelit për pastrim profesional dhe kremit për fytyrën e oksigjenit.
Pra nëse jeni në pikëpyetje se si të kujdeseni për fytyrën tuaj, këto produkte nga Kate do ju hyjnë në punë me siguri.