
Para dy ditësh Fero u arrestua nga policia pasi u pa duke dhunuar një person brenda një makine. Pas pamjeve të bëra virale, ndaj reperit është ngritur akuza e veprës penale “Sulm”.
Ndërkaq sot Fero doli para Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe u vendos që reperi të qëndrojë një muaj në paraburgim.
Avokati i tij ka treguar detaje nga ngjarja që ndodhi, duke theksuar se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë, pasi ka dëgjuar këngën e Unikatalit që shante Feron.