Wednesday, September 28, 2022
More

    Makeup për 5 minuta? Ndiqni me kujdes këto hapa!





    Le të jemi të sinqertë me veten se nga të gjitha produktet e grimit që kemi, ne përdorim vetëm tre ose katër prej tyre dhe kjo përmbledh rutinën tonë të përditshme të grimit.

    Shumë influencer apo makeup artiste thonë që duhet minimalisht 30 minuta për të bërë një grim perfekt, por s’ja bëjmë për vajzat gjumashe dhe që përtojnë të harxhojnë kaq shumë kohë për këtë?

    Më shumë gjumë do të thotë më pak kohë për ne që të përgatitemi dhe të bëjmë make-up në vetëm pesë minuta. Por, këto 5 minuta duhet të jenë të mjaftueshme kur të keni produktet e duhura dhe grimi juaj do të duket sikur keni shpenzuar të paktën 30 minuta duke e aplikuar mbi ju.

    Pra, hidhini një sy sugjerimeve që kemi për ju.

    Duhet të keni parasysh që një grim i mirë ka nevojë për një hidratues të mirë, nuancën e duhur të fondatinës ose pluhur kompakt, laps për vetulla, rimel për t’i bërë qerpikët tuaj të duken super të guximshëm dhe super të gjatë dhe nuancën e duhur të buzëkuqit për të kompletuar pamjen tuaj.

    Një fondatinë që shërben edhe si hidratues ju kursen shumë kohë, i cili mund të mbulojë papërsosmëritë tuaja, por gjithashtu lë hapësirë ​​që lëkura juaj të shfaqet, gjë që është ideale, sepse nuk do të dukeni aq të ekzagjeruar kur duhet të shkoni në punë ose universitet.

    Një rimel i mirë do të kompletojë grimin tuaj dhe sytë tuaj të duken më të hapur dhe të bukur.

    Dhe përfundojeni më një buzëkuq i kuq dhe do të dukeni vërtet sikur keni harxhuar plot 30 minuta për grimin tuaj, në të cilin dukeni edhe shumë natyral.

    Dhe voila! Me vetëm tre produkte keni krijuar grimin tuaj të ditës në vetëm 5 minuta.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img