
Britney Spears ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe mesa duket këtë rikthim ja ka besuar artistit Elton John.
Ata do të këndojnë këngën klasiken “Tiny Dancer”.
Ka qenë faqja e njohur “Page Six” që ka zbuluar se Britney dhe Elton u takuan në një studio regjistrimi në Beverly Hills për të përgatitur performancën e shumëpritur të “Tiny Dancer”.
Burimi ka treguar gjithashtu se “Universal Music” ka caktuar një datë për publikimin e këngës e cila është në muajin gusht.