
Rihanna jo që nuk ka ndermend të rikthehet në muzikë, por ajo po bëhet gati për një projekt të ri në lidhje me bukurinë.
Ndërsa fansat e saj presin një album të ri, projekti i ri për të cilin po punon Rihanna, është larg muzikës.
Sipas Billboard, Rihanna paraqiti dy kërkesa për të regjistruar emrin e “Fenty Hair”. Informacioni i publikuar nga Billboard tregon se Rihana ka nisur kërkesën për regjistrim më 15 korrik.
Komapania e saj e re “Fenty Hair” do të shesë dhe krijojë aksesorë flokësh.