
1. Sfungjeri i bukurisë
Shumica prej nesh e dinë tashmë “sfungjerin e lagur” për të përhapur pudrën. Këtë produkt bukurie e ka çuar në tjetër nivel TikTok-u duke na sugjeruar që ta vendosim në frigorifer për rreth 20 minuta. Mund të ndihmojë në aplikimin më të mirë të fondatinës dhe zvogëlimin e fryrjes së syve.
2. Shumë punë me një produkt
Pasi të keni aplikuar kremin e syve, ju mund ta përdorni atë që ju ka mbetur në gishta, në buzë; aplikoni serumet dhe hidratuesit që përdorni në fytyrën tuaj në qafë, gjoks dhe në pjesën e pasme të duarve.
3. Yoga e fytyrës
Bërja e jogës së fytyrës mund të ndihmojë që ju të keni një lëkurë më të lëmuar dhe më të ndritshme.